Kërkesa e kryetarit të Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq, për t’i pasur në administrim pesë fshatra, ka bërë që banorët e tyre, të jetojnë në kushte të vështira jetese.
Banorët e Suhadollit të Poshtëm ankohen se moscaktimi i kufijve administrativë për shkak të kushteve të vëna nga Rakiq, fshati ka mbetur në gjendje shumë të keqe, raporton KTV.
Një problem i tillë, sipas tyre, ka bërë që në këto fshatra të mos kenë asnjë investim për vite me radhë, për ç’arsye ata detyrohen të përballen edhe me kushtet elementare për jetë.
Madje, Imeri thotë se një kat i shtëpisë së kushëririt të tij, i takon Mitrovicës së Veriut ndërsa një tjetër, Mitrovicës së Jugut.
Kjo gjendje, sipas banorëve, ka shtyrë shumicën prej tyre, t’i qesin në shtije shtëpitë.
Asamblisti i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut, Gëzim Alushi, ka kërkuar që çështja e kufijve administrativë të caktohet sa më shpejt, ngase zgjedhjet lokale po afrojnë, e sipas tij, kjo do të sjellë problemet e njëjta si zgjedhjet e kaluara.
Por, kryetari i Mitrovicës Jugore, Agim Bahtiri, thotë se komuna që ai drejton po menaxhon me këto pesë fshatra.
Pavarësisht kësaj, Bahtiri zotohet se nuk do të lejojë asnjë ndryshim që mund të dalë jashtë pakos Ahtisaari.
Caktimi i kufijve administrativë të komunave rrjedh nga marrëveshja e 25 gushtit e vitit 2015 në Bruksel.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.