FSK e angazhuar në gjetjen e Sali Gërqinës që kërceu nga Ura e Fshenjtë

516
fresco

Me urdhër të Komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovë, gjenerallejtënant Rrahman Rama, Ekipet e Kërkim Shpëtimit(KSH) në Ujëra, të Forcës së Sigurisë së Kosovës(FSK) që nga dita e djeshme, pra nga 27.06.2017 janë angazhuar dhe po vazhdojnë kërkimet me njësit e zhytësve për gjetjen trupit të personit(S.G), transmeton Klan Kosova.

midle

Sipas Policisë së Kosovës, Sali Gërqina, ka kërcyer në lumë nga Ura e Shenjtë dhe nuk ka arritur të dalë nga aty.Në komunkatën e dërguar nga FSK, në kërkim të Gërqinës janë angazhuar 18 pjesëtarë të Kërkim -Shpëtimit ( zhytësit), dhe se operacioni po zhvillohet edhe në bashkëpunim me Policinë e shtetit, Komunën e Gjakovës drejtorinë për mbrojtje dhe shpëtim.

Kërkimet ishin nderprerë mbrëmë në orët e mbremjes dhe kanë filluar sot në mengjes përseri për të vazhduar më tutje deri në gjetjen e trupit të personit që dyshohet se ndoshet në thellësitë e lumit, transmeton Klan Kosova.

Comments