Funksionimi i PSP-së, ekspertët: Obstruksionet ndaj PSP-së, thellojnë krizën

175

Moebel THEMA

Pushteti me akuza dhe ofendime ndaj prokurores speciale Katica Janeva dëshiron të pengojë dhe rrezikojë funksionimin e Prokurorisë Speciale vlerësonë eksperti juridik Osman Kadriu.

Për ish kryetarin e gjykatës kushtetuese Trendafil Ivanovski me këtë sulm ndaj speciales thellohet kriza dhe rrezikohet ekzistimi dhe funksionimi i shtetit.

Ekspertët juridik vlerësojnë se kriza mund të thellohet edhe më shumë nëse nuk kalon raporti dhe abrogohet ligji për PSP –në, andaj i bëjnë thirrje gjykatës kushtetuese të prononcohet për ligjin e PSP-së dhe të krijohen kushte që Janeva ta kryejë punën për të cilën është zgjedhur.

Për kthimin e së drejtës, ekspertët rekomandojnë depolitizimin e gjyqësorit dhe krijimin e gjykatës speciale me qëllim që puna e PSP-së të finalizohet me epilog konkret.

Comments