Fotot e rralla të ambasadorit nazist: Shqipëria në vitet 1936-1941


Koleksioni fotografik i Erih fon Lukvaldit
Erih fon Lukvald (1884-1969) ishte diplomat dhe autor gjerman. Studioi për drejtësi në Berlin dhe gjatë Luftës së Parë Botërore punoi në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Pas postit si konsull gjerman në Loxh (Poloni) ai u emërua i ngarkuar me punë në Shqipëri (1931-1934). Njëkohësisht ishte edhe drejtori i zyrës shqiptare të Partisë Naziste (NSDAP). Nga 27 tetori 1934 deri më 11 dhjetor 1936 Lukvaldi ishte ambasadori i Rajhut Gjerman në Shqipëri.
Pas qëndrimit të tij në Tiranë, gjatë periudhës 1936-1938 u emërua konsull i përgjithshëm në Dancik (Gdanjsk), dhe gjatë muajve të fundit të Luftës së Dytë Botërore ishte përfaqësuesi i Ministrisë së Punëve të Jashtme në Protektoratin e Bohemisë dhe të Moravisë.
Interesi i posaçëm i Lukvaldit për Shqipërinë shihet në librin e tij: Albanien: Land zwischen Gestern und Morgen (Shqipëri: Vendi midis së djeshme dhe të sotme), Mynih 1942, në të cilin paraqiti fotografitë e tij të shumta të vendit. Duket se udhëtimi i Lukvaldit nëpër Shqipëri është bërë në verën e vitit 1936, megjithëse në librin e tij përfshihen edhe fotografi deri në vitin 1941, koha e pushtimit italian.
Marrë nga Robert Elsie