VIDEO /Juventus vijon marshimin, Paulo Dybala rikthehet tek goli


Juventusi ka mundur me rezultatin e pastër 3-0 në transfertë Empolin. Ka qenë pikërisht Paulo Dybala i cili ka realizuar golin e parë për bardhezinjtë, pas 7 javësh që nuk shënonte.
Ndërkohë që Gonzalo Higuain vijon traditën duke shënuar një dopietë në këtë sfidë. Interesat është fakti se të tre golat janë shënuar në harkun e 5 minutave.
Pas 7 javësh Juventus vijon të udhëheqë Seria A me 18 pikë, 4 më shumë se vendi i dytë Napoli i cili sot luan në transfertë përballë Atalantas.