Futsal, Juventus Serava Fiton Kupën, “Hat-Trik” I Kapitenit Neziri (VIDEO)

399

Juventus Serava është fitues i Kupës së Maqedonisë në futsal, pasi sonte në finalen e madhe të zhvilluar në palestrën e qytetit në Gostivar mundi ekipin e Ligës së Parë, Gemixhi me rezultatin 4:1, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra “bardhezi” ishte dukshëm kundërshtarë më i mirë në këtë përballje, ndërsa vetëm pas 90 sekondave lojë me anë të kapitenit Neziri kaloi në epërsi. Pasoi një rast i shkëlqyeshëm për Jakup Ramadanin, i cili më pas në minutën 7:35 me të majtën e tij të fuqishme shënoi një super gol për rezultat 2:0.

Po i njëjti lojtar u kanos sërish, kësaj rradhe duke goditur shtyllën, teksa pas një gabimi të mbrojtjes “bardhezi” kah fundi i pjesës së parë, ekipi i Gemixhi ngushtoi diferencën e “bardhezinjëve”, duke ringjallur shpresat se mund të bëjnë diçka më tepër në pjesën e dytë.

Megjithatë këto shpresa ishin të kota, pasi Juventus Serava edhe në pjesën e dytë dëshmoi se për momentin është kundërshtarë më i mirë duke shënuar edhe dy gola të tjerë, që mbajnë firmën e kapitenit Eljesa Neziri, i cili në minutën e 39-të rrumbullaksoi “hat-trikun” e këtij takimi.

Numëri 10-të i bardhezinjëve” mund të kishte shënuar edhe një gol tjetër, mirëpo goditjen e tij në minutën 38:25 e ndali portieri kundërshtarë.

Në fund festa nuk mungoi për ekipin “bardhezi” që kishte një përkrahje të madhe nga tribunat e palestrës në Gostivar, ndërsa medaljet dhe trofeun e Kupës për kapitenin Neziri i dorëzoi Dobre Ivanov.

JUVENTUS SERAVA SHËNON EDHE GOLIN E TRETË

JUVENTUS SERAVA SHËNON EDHE GOLIN E TRETËJUVENTUS SERAVA – GEMIXHI 3:1(E. Neziri 26:58')

Gepostet von infosport.mk am Samstag, 12. Mai 2018

MBYLLET FINALJA, JUVENTUSI SHENON EDHE GOLIN E KATERT NDAJ GEMIXHI

MBYLLET FINALJA, JUVENTUSI SHENON EDHE GOLIN E KATERT NDAJ GEMIXHIJUVENTUS SERAVA – GEMIXHI 4:1(E. Neziri 38:55')

Gepostet von infosport.mk am Samstag, 12. Mai 2018

Ndarja e medaljeve dhe ngritja e Kupes larte nga ana e lojtareve te Juventus Seraves

JUVENTUS SERAVA FITUES I KUPES SE MAQEDONISE NE FUTSAL, SEZONI 2017/2018JUVENTUS SERAVA – GEMIXHI 4:1(E. Neziri 3 gola, J. Ramadani)Ndarja e medaljeve dhe ngritja e Kupes larte nga ana e lojtareve te Juventus Seraves

Gepostet von infosport.mk am Samstag, 12. Mai 2018

Comments are closed.