Gjykata e Lartë në Shqipëri urdhëron SPAK të hetojë “21 janarin”

379

Gjykata e Lartë ka vendosur që “21 Janari” t’i kalojë SPAK pas shqyrtimit të rekursit të bërë nga Rajmonda Nika, e veja e Aleks Nikës i cili mbeti i vrarë më 21 janar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Vendimi i Gjykatës së Lartë është detyrues për Prokurorinë e Posaçme, e cila do të duhet që të regjistrojë procedimin penal për këtë çështje dhe të hetojë të gjithë zinxhirin komandues të trazirave të 21 Janarit 2011.
SPAK do të duhet që të tërheqë dosjen e “21 Janarit” nga Gjykata e Tiranës që e ka hetuar më parë këtë çështje.

Ekzekutimi i Aleks Nikës, një nga 4 vitkimat e 21 janarit, edhe pse kanë kaluar 13 vite, është ende pa autor. Strasburgu me vendimin që dha në muajin nëntor të vitit të 2023 u shpreh qartë se institucionet e drejtësisë në Shqipëri duhet të zbardhin ngjarjen e rëndë dhe të dënojë autorët. Po ashtu, pa autor është edhe vrasja e Hekuran Dedës, për të cilën prokuroria vite më parë, akuzoi gardistin Agim Llupo.

Ndërkohë, Strasburgu në fillim te ketij viti vuri në dukje shkeljet në procedurën e ndjekur nga Garda asokohe, për të qëlluar në ajër e për të shpërndarë turmën. Gjykata nënvizoi manipulimet e bëra me pistoletën që i përkiste ish komandantit të Gardës, Ndrea Prendi, i cili po ashtu kishte qëlluar disa herë.

Çështja e 21 janarit u rivu në lëvizje nga familjarët e Aleks Nikës që iu drejtuan në vitin 2023 SPAK-ut, por ky i fundit e delegoi në Prokurorinë e Tiranës. Kjo kërkesë mbërriti në Gjykatën e Lartë, pasi Shkalla e Parë dhe Apeli e rrëzuan kërkesën e familjarëve të Nikës. Këta të fundit, për vrasjet akuzojnë ish-kryeministrin Sali Berisha, ish-ministrin e Brendshëm Lulzim Basha dhe ish-komandantin e Gardës Ndrea Prendi.

Comments