Gjykimi i “Kumanovës” rrezikon rikthim së dyti

245

kumanova

Ekstradimi I të dyshuarit Sulejman Osmani nga Kosova në Maqedonia dhe ngritja e aktakuzës nga ana e Prokurorisë Publike , procesin gjyqësor për rastin e Kumanovës për së dyti herrë do ta rikthej nga e para. Këtë e ka konfirmuar për Alsat, avokati i të dyshuarit Naser Raufi sipas të cilit rifillimi i lëndës pritet të ndodhë pas pesë seancave të ardhshme gjyqësore.

“Mendoj për një stadium kohorë pas pese seancave edhe ky i arrestuar do të involvohet në këtë lëndë. Patjetër si për çdo të akuzuar të tjerë edhe për këtë lënda do të fillojë nga fillimi faktikisht e fjalët hyrëse të Suljemanit dhe Avokatit”, deklaroi Naser Raufi, avokat.

Për Raufin aktakuza e Prokurorisë është e papranueshme dhe për këtë shkak do të kërkoj që kjo akt akuza të hidhet sie pabazë.

“Pasi të marrim aktakuzën si dhe për të tjetër që përfaqësojë do të ë bëjmë edhe kundërshtim të aktakuzës ku sipas ligjit të ri kemi të drejtë që edhe dëshmitë tona ti propozojmë në këtë ndryshim të aktakuzës”, u shpreh Naser Raufi, avokat.

Procesi gjyqësor për rastin “Monstra”, edhe më herët u rikthye nga fillimi. Herën e parë kjo ndodhi me bashkimin e lëndës për të akuzuarit për terrorizëm dhe atyre për logjistikë. Bashkë me Sulejman Osmanin numri i të dyshuarve do të arrij në 38 të dyshuar. Në mesin e të cilëve janë edhe djali i Sulejman Osmanit, Fazli Osmanin dhe nipi i tij Elham Arifi. Osmani asokohe për disa mediume deklaroi se kishte arritur të arratiset pasi ishte dërguar nga policia me helikopter për ta treguar vendin e fshehjes së armëve të grupit të armatosur.

Comments