GRUBI: Problemi me mediat gjendet tek VMRO dhe LSDM
BDI konsideron se trupi ad-hok për mbikëqyrjen të mediave dhe emërimi i kryeredaktorit të RTVM-së nuk do ta ndalojë partizimin e sferës së mediave.
“Partia ende nuk ka vendosur nëse do të propozojë anëtarin e saj dhe nëse do të merr pjesë në përbërjen e këtij trupi. Mungesa e interesimit vjen si pasojë e mandatit të shkurtër, në të cilën duhet të kryhet monitorimi dhe gjetjen e problemit në VMRO-DPMNE dhe LSDM-së”, tha Grubi për televizionin “Telma”, transmeton Tetovasot.
Grubi thotë se marrëveshja duhet të respektohet. Dy anëtarë të trupit ad-hok duhet të propozojë opozita dhe partia në pushtet VMRO DPMNE, nga të cilë njëri duhet të jetë shqiptarë.
Anëtari i pestë caktohet me konsensus nga të katër anëtarët e zgjedhur .
LSDM-ja dje ka realizuar konsultime me përfaqësuesit e gazetarëve dhe grupeve të shoqërisë civile për kanditatët e paraqitur në thirjen publike.
Trupi ad-hok duhet të themelohet deri më 19 të këtij muaji dhe redaktori i programit të lajmeve do të caktohet 100 ditë para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.