“Guardiola këtë sezon fiton gjithçka me Man.City” 

325

 

pep-guardiola-manchester-city_1l4ci1qqqf8jm1l19oqhfk3mrs

Ish-mesfushori i Barcelonës, Xavi nuk ka arsye të kursejë fjalët e mira për Pep Guardiolën i cili sipas tij këtë sezon fiton gjithçka me Man.City-n.

Në një intervistë për ‘Goal’, mesfushori spanjoll beson që Guardiola do ketë sukses me klubin e ri që prej sezonit të parë.

Pep Guardiola është një fitues i madh dhe mund të çojë Manchester City drejt titujve të njëpasnjëshëm. Besoj që këtë sezon Manchester City do të fitojë tre apo katër trofe të rëndësishëm përfshirë këtu kampionatin Championsin, kupën etj. Manchester City ka krijuar tashmë një avantazh të mirë në Premier League, por unë e di që Pep nuk do të lejojë vetëkënaqësinë në dhomat e zhveshjes”, përfundoi Xavi./ Syri.net

Comments