Hasanbegu 2 javë pas përmbytjeve, balta akoma në rrugë

204

hasanbeg-2-620x330

Është java e dytë, nga dita kur Hasanbegu u prek nga vërshimet. Gjendja në këtë vendbanim nuk është se ka ndryshuar shumë, nga ditët e para të kësaj fatkeqësie. Janë të pakta rrugët të cilat janë pastruar tërësisht, ndërsa një numër i madh i rrugëve janë ende të pa pastruara fare, ka ende shtëpi të zhytura në baltë dhe, gjithashtu ka shumë familje që ende nuk janë kthyer nëpër shtëpitë e tyre për shkak të mos pasjes se ku të kthehen, pasi shtëpitë e tyre janë tërësisht të shkatërruara.

Qytetarët shprehen se janë shumë të zhgënjyer nga partitë shqiptare, për shkak se nuk kanë shkuar për ti vizituar, pas gjithë asaj fatkeqësie që ndodhi.

“S’kemi çka të shtrojmë, të gjitha i kemi hedhur”, thotë njëri nga banorët.

Qytetarët gjithashtu thonë se të gjitha ndihmat që kanë arritur deri në këto momënte janë të gjitha private, pra nga organizata joqeveritare, nga kompani private dhe nga njerëz individual. Sa i përket ndihmave shtetërore qytetarët të revoltuar thonë që i shohin se si kalojnë nëpër Hasanbeg dhe pozicionohen në Stajkovcë dhe ata ndjehen të diskriminuar nga ky fakt.

“Të gjitha ndihmat e shtetit kanë shkuar në Stajkovcë, te ne asgjë”, thotë një tjetër banorë

Dy javë më parë Shkupi dhe rrethina u përfshinë nga vërshime të mëdha, në të cilën humbën jetën 22 persona dhe u zhduk një vogëlushe 16 muajshe, e cila ende është në kërkim. Po ashtu edhe dëmet materiale ishin të shumta, për shkak se u shkatërruan rrugë e shtëpi të tëra.

Comments