Humb jetën tragjikisht në një aksident trafiku modelja shqiptare dhe i dashuri i saj

473

Modelja e njohur shqiptare, Stella Vasilika Kerxhalli dhe i dashuri i saj fotograf kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti në Itali.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e së dielës në Collatino, Romë, ku motori në të cilin udhëtonin modelja 31-vjeçare dhe 30-vjeçari Christian Milo është përplasur me një makinë të tipit “Benz” që drejtohej nga një 34-vjeçar rumun.

Sipas mediave italiane, fotografi 30-vjeç ndërroi jetë menjëherë, kurse e dashura e tij vdiq në spital.

 

 

Stella Vasilika Kerxhalli, 31 vjeçe, me origjinë shqiptare, por që prej vitesh jetonte në Romë ka vdekur gjatë rrugës për në spitalin “Tor Vergata”, duke mos u mbijetuar dot plagëve të marra. Ndërsa i dashuri i saj Christian Milo, 30 vjeç dhe fotograf ndërkombëtar i modës, gjeti vdekjen e menjëhershme.

Siç raportojnë mediat italiane, ata ishin njohur gjatë një seti fotografik, 7 vjet më parë. Në atë kohë, Stella ishte një modele dhe që nga momenti që e kishte parë, Chrisi nuk kishte mundur t’i hiqte dot sytë prej saj.

Ata ishin shumë të dashuruar. Kishin shkuar për të jetuar bashkë në ‘Giardinetti’, kishin blerë një shtëpi dhe kishin filluar planet për martesë ”, tregon Giuseppe Torcaso, një bashkëpuntor i ngushtë i Christian.

Chris ishte në kulmin e karrierës së tij, ai sapo kishte arritur edhe bashkëpunimin me markat më të njohura. Së bashku me të dashurën e tij Stella, ata krijuan një studio fotografie “Wallnut”, duke u kujdesur vetë për çdo detaj dhe ajo ishte shumë e kërkuar nga profesionistët e këtij sektori.

Stella Vasilika është shqiptare, por gjatë viteve të shkollës në Itali, ajo është birësuar nga një familje romane. E kishte lënë pas karrierën e modelimit për të studiuar arkitekturë derisa u njoh me Chris. Ajo ishte gjithmonë pranë tij dhe e ndihmonte për gjithçka.

Familjarët dhe miqtë janë pa fjalë dhe nuk munden dot të përshkruajnë tragjedinë që ka ndodhur.

Comments