Ibrahimi: Zoti na shpëtoi nga vdekja (Video)

250

Në rrëfimin special për gazetën “Lajm” djaloshi nga Hasanbegu, Liman Ibrahimi, falënderon fillimisht zotin, i cili i ka shpëtuar nga vdekja dhe thotë se e ka parë vdekjen me sy. “Në natën e vërshimeve kemi qenë tek disa familjarë në Kumanovë dhe kur filluan reshjet e mëdha të shiut motra na lajmëroi përmes telefonit. Kur arritëm tek kisha këtu në Hasanbeg na mbuloi uji. Ishim në veturë, por ja që Zoti i madh deshi dhe ne jemi gjallë. Gjatë vozitjes, për fat tonin, mu hap dera e veturës dhe pastaj mamin dhe hallën i nxora nga makina. Duke qëndruar aty uji na mbuloi, por fatmirësisht uji na e ofroi një veturë që e kishte bartur, duke u ndalur para këmbëve tona. Pastaj kam hipur mbi veturë dhe kam qëndruar me orë të tëra deri sa niveli i ujit ra”, e pershkruan momentin tmerrues Ibrahimi. “Shtëpia është në gjendje katastrofale, nuk mendoj se do mund të jetohet në atë shtëpi pa u dezinfektuar tërësisht. Falënderoj të gjitha organizatat jo qeveritare nga Gostivari, Shkupi, Tetova, Kumanova, të cilat i kanë ndihmuar banorët në ato momente të vështira”, shprehet Ibrahimi, sipas të cilit infrastruktura e dobët dhe kanalizimi në lagjen e e tij kanë bërë që të vij deri te kjo situatë e papritur.

Comments