Ja çfarë të dhënash ka marrë Prokuria Speciale nga policia sekrete



Pas 48 orësh të kaluara në Drejtorinë e Sigurisë dhe Kundërzbulimit, ekipi i Prokurorisë Speciale ka arritur të merr disa pjesë të materialeve të përgjuara me të cilat që mërkurën kanë hyrë me urdhër të gjykatës, transmeton TetovaSot.
Menjëherë pas largimit nga DSK-ja, Prokuroria Speciale doli me deklaratë.
“Janë konfiskuar të gjitha urdhrat për masat e veçanta hetuese të përgjimeve dhe librave për evidencë si dhe të dhënat e kërkuar kompjuterike nga sistemi i monitorimit të komunikimit. Mbetet të kryhet konfiskimi shtesë i të të dhënave kompjuterike që kërkohet ndihmë nga ekspert të jashtëm dhe presim që në të ardhmen, të kryhet edhe kjo pjesë e urdhërave”, thuhet në kumtesë e PSP-së.
Për të dhënat e mbetura në ditët e ardhshme pritet që të sigurojnë, qasje duhet t’u lejojë përfaqësues i kompanisë “Ericsson”, njësia e të cilit është edhe pjesë e sistemit të monitorimit të komunikimit të DSK-së.