NIKOLIQ: PSE NE TË KEMI PASOJA KUR 5 SHTETE TË BE-SË SE NJOHIN KOSOVËN



Kryetari i Serbisë, Tomislav Nikoliq është takuar me nënkryetaren e Qeverisë dhe ministren e Punëve të Jashtme të Namibisë Nnetumbo Nandi-Ndaitwah.
Nikoliq me këtë rast ka folur për Kosovën: “Nëse pesë vende të BE-së nuk kanë kurrfarë pasojash që s’e njohin pavarësinë e Kosovës, pse Serbia të vuajë pasoja që nuk mund ta njohë pavarësinë?”, thënë ai.
Ndërkaq, Shefja e diplomacisë namibiane Nnetumbo Nandi-Ndaitwah ka thënë se Namibia, pa marrë para sysh presionet, nuk do të ndërmarrë asnjë hap përderisa Beogradi të mos pajtohet me Prishtinën.
Siç njofton gazeta “Veçernje novosti” e Beogradit, kryetar serb e ka falënderuar Namibinë për mosnjohje të Kosovës, transmeton koha.
Ndaitwah ka shprehur gatishmërinë që të vazhdojë përkrahjen e zgjidhjes së “problemit” të Kosovës me rrugë paqësore përmes dialogut dhe ka shtuar se “Namibia, pa marrë para sysh presionet, nuk do të ndërmarrë asnjë hap përderisa Beogradi të mos pajtohet me Prishtinën”.