Ja emrat e ministrave të rinj në qeverinë e Ramës

162

Edhe pse parlamenti i Republikës së Shqipërisë për kabinetin e ri qeveritar të socalistit Edi Rama, do të votojë në shtator, veçmë po përmenden emrat e ministrave të rinj.Kabineti “Rama2”, siç e quajnë mediat, do të numërojë 21 anëtarë. Krahas kryeminsitrit, do të ketë dy zëvendëskryeministra dhe 19 ministra. Nga numri i përgjithshëm, tetë janë gra.

Mediat shqiptare pohojnë se Gramoz Ruçi do të jetë kryetari i ri i parlamentit.
Zëvendëskryeministër për Ballkanin do të jetë Pandeli Majko, ndërsa zëvedëskryeministri dhe ministër i Pushtetit Lokal, Niko Pelleshi.

Fatmir Xhafa, do të jetë minister i Punëve të Brendshme, Taulant Balla, ministër i Mbrojtjes Kombëtare dhe Lidhjeve me NATO, Ditmir Bushati, ministër i Punëve të Jashtme, Arben Ahmetaj, ministër i Financave kombëtare, Mimi Kodheli, ministre e Integrimit Euroatlantik, Plarent Ndreca, ministër i Arsimit dhe Sporteve, Erjon Braçe, ministër i Bujqesisë, Ushqimit dhe Ujërave, Blendi Klosi, ministër i Punës dhe Çështjeve Sociale, Lindita Nikolla, ministre e Çështjeve të Rinisë dhe Fëmijëve, Ogerta Manastirlliu, ministre e Shëndetësisë, Sajmir Tahiri, ministër i Drejtësisë, Eduart Shalsi, ministër i Transportit dhe Punëve Publike, Elisa Spiropali, ministre e Zonave Rurale dhe Komuniteteve, Milva Ekonomi, ministre e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit dhe Sipërmarrjes, Damian Gjiknuri, ministër i Energjetikës dhe Pasurive Minerare, Arlinda Dudaj, ministre e Kulturës dhe Trashëgimisë së Vlerave, Artan Lame, ministër i Planifikimit Urban dhe Strehimit, Ervin Bushati, ministër i Mjedisit dhe Klimës, Blerina Gjylameti, ministre e Mbarëvajtjes së Reformave…

Socialistët në zgjedhjet parlamentare më 25 qershor fituan 74 mandate të deputetëve në parlamentin 140-anëtarësh, që do të thotë shumicë, për të cilin shkak nuk kanël nevojë për koalicionim me parti tjera.

Comments