Thaçi e Vuçiq takohen të hënën

209

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, do të organizojë të hënë në mëngjes një takim joformal në mes të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, njofton Klan Kosova.

Takimi që të zhvillohet në Bruksel është njoftuar edhe nga faqja zyrtare e BE-së.

Siç bëhet e ditur, Thaçi e Vuçiq do të shkëmbejnë pikëpamjet mbi vazhdimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës, si dhe mbi zhvillimet më të gjera në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Comments