Janeva përgjigjet në pyetjet e deputetëve



Prokurorja speciale publike Katica Janeva pasdite në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë tha se qëndron në deklaratat e saj për jolegjitimitetin e Parlamentit sepse, siç tha, në bisedimet e përgjuara janë konfirmuar baza për vepra penale për zgjedhjet.
Sipas Janevës, janë vënë në pikëpyetje të gjitha ciklet zgjedhore në periudhën nga viti 2012 deri në vitin 2014.
Ky deklarim i Janevës para Komisionit për sistem politik, solli deri në reagime të shumta të deputetëve, ndërsa koordinuesi i grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së kërkoi që ajo të tërhiqet nga Prokuroria speciale.
Janeva sot u përgjigj pothuajse në të gjitha pyetjet e shtruara nga ana e deputetëve nga ky Komision.