Janeva: Qeveria e KSHZ-ja s’i japin listat zgjedhore (Video)

232
fresco

midle
janeva

Thuajse shtatë muaj kaluan nga momenti kur Katica Janeva kërkoi ndryshim të Ligjit për mbrojtje të dëshmitarëve, deri në vendimin kur pushtetit i refuzoi këtë kërkesë. Në paraqitjen e mbrëmshme në “360 Gradë” në Alsat M, prokurorja speciale sqaroi se pse ka dorëzuar kërkesë të tillë. Thjeshtë, për rastet si “Monstra”, “Martin Neshkovski”, “Sopot” dhe të tjera, kanë persona që ofrohen si dëshmitarë. Për t’i vërtetuar ato të dhëna deri në fund, Prokuroria Speciale do që të fitojnë të drejtën autonome dhe të vendosin se kush do të jetë dëshmitari i mbrojtur.

“Nga fillimi kemi persona që duan të bashkëpunojnë me ne. por patjetër duhet t’ju tregoj se personalisht edhe ne si ekip mbrohemi nga deklaratat e tyre, sepse është ndryshe procedura në përputhje me ligjin për dëshmitarë të mbrojtur kur t’ia japësh statusin dhe nëse do t’ia japësh, dhe më pas të bashkëpunojë me të, dhe tjetër është në këtë mënyrë ta marrësh në pyetje, pa pasur mundësi ti japësh mbrojtje adekuate”, tha prokurorja speciale Katica Janeva.

Në këtë paraqitje Katica Janeva e vërtetoi qëndrimin e saj se për të, Kuvendi është jolegjitim, por kësaj radhe u shpjegua se qëndrimin e ndërton mbi dëshmitë që i kanë për parregullsitë zgjedhore. Por, edhe hetimi “Titanik” ballafaqohet me obstruksione. Për shembull, Prokuroria Speciale gjeti një numër të madh të letërnjoftimeve të lëshuara nga Ministria e Brendshme të cilat askush nuk i ka marrë me vite. Një pjesë e atyre personave nga ato letërnjoftime nuk janë në listën e zgjedhësve.

“Vërtetuam se këto letërnjoftime krahasuar me listat zgjedhore, që i morëm nga KSHZ-ja njëpjesë e listave të zgjedhësve, nuk arritëm t’i gjejmë në evidencën e listave të zgjedhësve, por duhet të sqaroj se të gjitha listat e zgjedhësve për të gjitha ciklet zgjedhore nuk kemi mënyrë se si ti marrim nga KSHZ-ja ose nga Qeveria e Maqedonisë

Çfarë është problemi?

Problemi është që nuk dihet se ku ndodhen”, tha Janeva.

Përkundër keqkuptimeve të shumta dhe obstruksioneve nga një varg institucionesh, Katica Janeva është optimiste. Paraqitjen e saj në Alsat M e përfundoi me fjalët “nuk ekziston krim i përkryer” vazhdojmë punën.

Comments