Juventusi është shpallur edhe matematikisht kampion i Serie A për sezonin 2017/2018, një xhiro para përfundimit të kampionatit italian.
Zonja e Vjetër kishte nevojë për një pikë të vetme në duelin ndaj Romës për ta siguruar Scudetton e 34 zyrtare.
Ky ishte trofeu i shtatë radhazi i Juventusit në Serie A, meqë nga sezoni 2011/2012, është klubi i vetëm që i është gëzuar titullit të Italisë këto vite.
Në këtë sezon, bardhezinjtë e kanë fituar edhe Kupën e Italisë pas triumfit ndaj Milanit në finale, ndërsa në Ligën e Kampionëve u eliminuan në çerekfinale nga Real Madridi.


