Kënga e Young Zerkës lëshohet në radiot turke, vjen reagimi i menjëhershëm i Aurelës [Video]
‘Like Rihanna’ nga Young Zerka e cila në Youtube ka grumbulluar 23 milionë klikime ka zënë vend edhe në radiot turke, shkruan lajmi.net
Ishte këngëtarja Aurela Gaçe ajo e cila nëpërmjet publikimit të një videoje në Instagram, e ka treguar këtë.
Në videon e postuar ajo shihet në një dyqan fustanesh në Stamboll aty ku edhe e ka dëgjuar zërin e Zerkës dhe i ka kërkuar shitëses t’a kërkoj në platformën Shazam për t’i treguar se kush është ai dhe se është shqiptar.
”Në mes të Stambollit që thoni ju. …dëgjoj një këngë e një zë shumë të njohur. Hapa veshët mirë…pyes shitësen, a është radio apo ndonjë cd? Radio tha. Hap telefonin edhe fillova t’a xhiroja momentin. -Futu pak në shazam- i thashë. Gjeje pak kush është ky .( une e dija, por doja ta dinte edhe ajo 😋)Ishte vetë ai, Like Rihanna, por PA KONTRROLL @youngzerka .Ore, se mos nuk na flet më vonë”, ka shkruar Aurela pranë videos së postuar./Lajmi.net/


Comments are closed.