Këngëtarja shqiptare e thotë hapur: Nuk më pëlqen se si vishet Enca
Ajo cilësohet si një nga këngëtaret më me stil të shou bizit shqiptar.
Në lojën ‘Ndaje ose haje’ Jonida u ndesh me një pyetje të sikletshme.
Ajo duhet të tregonte cili personazh i njohur vishet më keq sipas mendimit të saj. Jonida si duket nuk donte kurrsesi të konsumonte ushqimet në tavolinë ndaj, edhe pse në siklet, ajo përmendi Encën.
“Nuk kam asgjë personale me të, por nga ana vizuale nuk më pëlqen se si vishet”,ka shtuar Jonida. Kjo e fundit është duke punuar në projekte të reja të muzikës si dhe të modës.