Kosovari rreh tetovarin, policia e liron

477

gostivar-tetove1-620x330-480x255

Një shtetas i Kosovës gjatë ditës së djeshme ka sulmuar me shufër hekuri një banor të Tetovës, pa ndonjë arsye, njofton policia. 22­vjeçari Z.K ka sulmuar 29­ vjeçarin F.XH. i cili ka qenë duke qëndruar në një lokal. Shtetasi i Kosovës ka goditur tetovarin me shqelma dhe grushte në pjesën e trupit dhe kokës. Në një moment F.XH ka arritur që të ikë ndërsa në spital është dërguar nga një kalimtar rasti. Policia ka ndaluar shtetasin e Kosovës dhe pas konsultimeve me Prokurorin Publik i njëjti është liruar.

Comments