Kryetari i Gazi Babës: Ju lutem na ndihmoni!

200

1

Në këtë pikë prioritet është që në kordinim me institucionet të japim ndihmën e parë atyre të cilëve është më se e nevojshme. Falë ndërhyrjes së shpejtë, shumica e njerëzve janë shpëtuar, tha sot kryetari i Gazi Babës, Toni Trajkovski, njofton TetovaSot.

“U bëj thirrje qytetarëve ku nuk ka dëme të mëdha të jenë të qëndrueshëm. Kemi kërkesa nga të gjithë komunën e Gazi Babës për mehanizma dhe pompa. Plani do të bëhet së bashku me Shtabin e Krizave, sepse duhet të jepet përparësi atje ku bëhet fjalë për jetën e njeriut”, tha ai.

Ai më tej theksoi se qytetarët që duan të japin ndihmën e tyre duhet të kontaktoni Kryqin e Kuq, ose në qoftë se mund të vijnë në shkollë, në të cilën tashmë janë disa njerëz të cilët monitorojnë gjendjen nga katastrofa natyrore./TetovaSot./

Comments