KUÇAN: MAQEDONIA TREGOI MJAFT GUXIM

369

Maqedonia tregoi mjaft guxim në përpjekjen me Greqinë të gjejë zgjidhje për kontestin e emrit, i cili është i ndërlikuar dhe i padrejtë ndaj Maqedonisë, deklaroi në intervistë për MIA-n presidenti i parë slloven Milan Kuçan. Kjo çështje konsideron ai, nuk mund të jetë vetëm çështje bilaterale mes Maqedonisë dhe Greqisë, por ajo është edhe çështje e Bashkimit Evropian, i cili duhet të angazhohet më shumë.

Presidenti i parë slloven Milan Kuçan duke folur për çështjen e emrit ka theksuar se Maqedonia tregoi mjaft guxim në përpjekjen me Greqinë për të gjetur zgjidhje të këtij problemi. Ai ka shtuar se deri tani BE-ja nuk ka treguar angazhim të madh.

“Problemi me emrin është çështje e pazgjidhur shumë vite dhe pengesë kryesore për fillim të negociatave, ose të paktën një nga pengesat kryesore për fillim të negociatave për inkuadrim të Maqedonisë në BE. Mendoj se zgjidhja e kësaj çështje do të tregojë se Maqedonia është e gatshme t’i plotësojë kushtet dhe të tregohet si kandidate e besueshme, ndërsa nga ana tjetër BE-ja duhet ta tregojë vullnetin e saj se dëshiron ta pranojë Maqedoninë në radhët e saj, ta hapë derën e Bashkimit Evropian” –thotë Kuçan.

Kuçan ka shtuar se çështje tjetër është se pse aq shumë anulohet procesi i zgjerimit të Unionit.

“E dini se për këtë punët janë të bllokuara, jo vetëm lidhur me Maqedoninë sepse këtu, para se gjithash, janë kërkesat e Francës të përkushtohet me më shumë vëmendje në punët e brendshme të Unionit, integrimin e brendshëm, që ashtu në atë kondicion të ri BE-ja të jetë e gatshme t’ua hapë dyert anëtarëve të rinj”, tha Kuçan.

Presidenti i parë slloven thotë se në rajon dhe në Evropë mungojnë qeveritarë të cilët do të jenë të gatshëm të pranojnë përgjegjësi për vendimet e tyre, duke i marrë parasysh se ç’farë pasoja afatgjate do të kenë ato vendime për vendet e tyre, për popullatën dhe më gjerë. /Art Channel/

Comments are closed.