VMRO-DPMNE: Gjykatësit janë nën presion

435

Gjyqësia në Maqedoni është në gjunjë, ndërsa gjykatësit janë në ngërç dhe punojnë nën presion politik. Krahasimi se si udhëhiqen rastet “Mitmarrje” dhe “Tanku” është dëshmi më e mirë se nuk ekziston drejtësi, por raste të porositura politike, ka reaguar VMRO-DPMNE.

“Rasti ‘Tanku’ i cili bazohet në biseda të përgjuara joligjore dhe supozime se Nikolla Gruevski ka ndikuar në Gordana Jankulloskën që ta nxisë Popovskin të furnizojë veturë të blinduar ka filluar katër vite më vonë. Seancat në rastet ‘Mitmarrje’ anulohet dhjetëra herë dhe zvarritet me muaj dhe vite, ndërsa për ‘Tankun’ caktohet në mënyrë eksprese dhe zgjasin edhe nga 12 orë”, kanë thënë në VMRO.

/Medial.mk/

Comments are closed.