LAJMI I FUNDIT/Protestuesit hyjnë në Kuvend, pushtojnë korridoret

207

Protestuesit maqedonas kanë hyrë në ambientet e brendshme të Parlamentit, ku kanë pushtuar korridoret, derisa një pjesë e madhe e tyre kanë pushtuar edhe dyert e tjera hyrëse, por që po pengohen nga njësitet speciale policore, informon INA.

Deputetët e maxhorancës së përbërë nga LSDM, BDI, Aleanca për Shqiptarët pas zgjedhjes së Talat Xhaferit për kryeparlamentar janë mbyllur në sallë dhe janë nën mbrojtjen e forcave të sigurisë së Kuvendit, por edhe nga forcat policore.

Comments