Libertës i publikojnë foto të vjetra, para operacioneve e fitnesit! [Foto]

383

Është ndër moderatoret më të përfolura në shtypin rozë, falë aparencës që gëzon, shkruan Kosovarja.

Bëhet fjalë për Liberta Spahiun e cila befason me çdo paraqitje televizive si udhëheqëse e njërit prej emisioneve më të ndjekura të shoëbizit.

Gjithnjë është vlerësuar si një super femër, pa ndërhyrje në fytyrën e saj apo në linjat perfekte, por ja që fotografitë e mbetura në arkivë në fillimet e karrierës së saj, shfaqin krejt të kundërtën.

Po t’i shihte këto imazhe, ndoshta vetë Liberta nuk do e njihte veten pas këtyre ndryshimeve që e transformuan në një femër kaq atraktive.

Në mesine tyre, keni rastin të shihni edhe një tjetër fotografi që nxjerr në pah Libertën pa trup të tonifikuar, foto kjo e publikuar nga kolegu i saj, gazetari Vlorian Halili.

/Kosovarja/

Comments are closed.