LR-PDSH reagon ndaj keq-qeverisjes lokale në Tetovë



Qyteti i Tetovës është në shënjestër të herëpashershme me goditjet që po i jep keq-qeverisja lokale, nga politikat e mbrapshta të kësaj administrate komunale që udhëhiqet nga kryetarja Teuta Arifi. Tetova u shndërrua në një qytet që ka etje të domosdoshme për ujë të pijshëm, mjedis urban dhe infrastrukturë të rregulluar mirë për qytetarët e saj. Uji është elementi bazë për ekzistencë, ndërsa tetovarët janë viktimë e kësaj administrate komunale që dhe ujin e pijshëm u servohet qytetarëve me përzierje të kanalizimeve fekale, që për këtë veprim të pandërgjegjshëm kryetarja Teuta Arifi duhet të përballet me përgjegjësinë morale ndaj qytetarëve të saj.