LSDM: VMRO – DPMNE e Nikolla Gruevskit i publikon përgjime BDI-së! (VIDEO)

LSDM-ja akuzon VMRO-DPMNE-në se nëpërmjet mediave të Kosovës, publikon materiale të përgjuara me qëllim të shantazhit politik. Me materialet e reja që qarkullojnë në rrjetet sociale, sipas LSDM-së, VMRO-DPMNE synon diskreditimin e partisë së Ali Ahmetit, BDI. Më tej ata thonë se Prokuroria Speciale duhet të sanksionojë përgjimin ilegal. Në materialet që së fundmi qarkullojnë në rrjetet sociale, janë disa biseda private dhe zyrtare, mes funksionarëve të lartë të BDI-së.

