Mali i Zi u bë me qeveri të re, një shqiptar e asnjë serb

138
fresco

midle

Kuvendi i Malit të Zi konfirmoi me 41 vota, nga 81 deputetë, Dushko Markoviqin kryeministër të ri të këtij vendi. Markoviqin e mbështetën deputetët e DPS-it, SD-së, BS-së dhe Koalicioni i shqiptarëve “Shqiptarët vendosmërisht”. Vetë Markoviqi raportohet të mos jetë deklaruar.

Në qeverinë që do ta drejtojë Markoviq kanë mbetur vetëm dy ministra nga Qeveria e Gjukanoviq, ndërkaq në të nuk është përfshirë asnjë serb, ndërsa një shqiptar vazhdon të jetë në krye të Ministrisë për të Drejtat Njerëzore dhe të Pakicave, transmeton Koha.net.

Ministër i Mbrojtjes është zgjedhur Predrag Boshkoviq, ministri i deritashëm i Arsimit, ndihmësministra e deritashme e Ekonomisë, Dragica Sekuliq është bërë ministre e këtij resori, Darko Radunoviq ministër i Financave, ministër i Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Tuirizmit është zgjedhur Pavle Radulloviq, ministër i Punëve të Brendshme – Mevludin Nuhoxhiq, Ministër i Administratës Publike të Ndërmarrjeve – Suzana Pribilloviq, e Shkencës dr. Sanja Damjanoviq, ministër i Punëve të Jashtme është zgjedhur Srgjan Darmanoviq, ish-ambasador i Malit të Zi në SHBA, ndërsa Aleksandar Pejoviq është zgjedhur ministër për Çështje Europiane. Ministër i Sportit është zgjedhur vaterpolisti Nikolla Jankoviq, ndërsa i Kulturës Janko Lumoviq. Ministër i Bujqësisë është zgjedhur Millutin Simoviq, njëherësh edhe zëvendëskryeministër, sikurse edhe Zoran Pazhina, që ruan edhe postin e ministrit të Drejtësisë, zëvendëskryeministër tjetër për Zhvillim Rajonal është zgjedhur Rafet Husoviq, e ministresh pa portofol mbetet Marija Vuçinoviq, ministër i ri i Arsimit është zgjedhur Damir Sheoviq, kurse i Shëndetësisë Kenan Hrapoviq, ministër i Transportit është zgjedhedhur Osman Nurkoviq, i Punës dhe i Kujdesit Social Kemal Purishiq.

Ministër për të Drejtat e Njerëzore dhe të Pakicave është zgjedhur Mehmet Zenka nga Koalicioni i shqiptarëve “Shqiptarët Vendosmërisht”.

Në kabinetin e ri qeveritar kanë mbetur vetëm dy nga ministrat e qeverisë që drejtohej nga Millo Gjukanoviq – Zoran Pazhin dhe Predrag Boshkoviq.

Në Qeverinë e Markoviqit nuk ka asnjë përfaqësues të serbëve. Markoviq mungesën e serbëve e ka arsyetuar me rrethanat politike, por është treguar i gatshëm të bëjë vend në qeveri për ata që janë të gatshëm për bashkëpunim.

Comments