Rrëzohet avioni me futbollistë brazilianë

177
fresco
midle
Rrëzohet avioni me futbollistë brazilianë

Një avion me 72 pasagjerë në bord, përfshirë edhe lojtarët e skuadrës braziliane të futbollit Chapecoense, e cila udhëtonte për në Kolumbi për finalen e turneut rajonal, pësoi defekt ndërsa fluturonte drejt aeroportit ndërkombëtar Medellin dhe u rrëzua. Në avion bashkë me ekuipazhin gjendeshin gjithsej 81 persona, por rrëzimit në një zonë malore i mbijetuan 6 njerëz. Autoritetet kolumbiane e kanë cilësuar ngjarjen si një tragjedi të përmasave të mëdha. Kompania e trafikut ajror në Kolumbi tha se avioni kishte raportuar në ajër për probleme elektrike. Zyrtarë të zonës ku ndodhi aksidenti, policia kolumbiane dhe ekipet e zjarrfikëses mbërriten me vështirësi në vendngjarje sepse atje mund të arrihej vetëm me rrugë tokësore. Ekipi brazilian i futbollit ishte nisur për në Kolumbi për ndeshjen e kupës së amerikës jugore me Atletico Nacional të Medellinit.

Comments