Bora shkakton kaos në Prishtinë, shkaktohen disa aksidente (Foto)



Bora e parë në vend ka shkaktuar shumë vështirësi në komunikacion në Prishtinë.
Kësaj komune e cila qeveriset nga Lëvizja Vetëvendosje nuk po i mjaftojnë as tetë kompanitë e kontraktuara nga Komuna për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë stinës së dimrit.
Në disa fotot të publikuara në rrjetet sociale, shihen disa vetura të kthyera mbrapsht për shkak të ngricave në rrugën “Enver Maloku” në Prishtinë.
Madje disa prej tyre edhe janë aksidentuar.
E disa rrugë të tjera në kryeqytet edhe janë bllokuar si pasojë e ngricave. /ORAinfo/