Man United ofron De Gean për Iscon

375

Unitedi është gati të heq dorë nga De Gea, por vetëm nëse Reali lejon që Isco të transferohet në “Old Trafford”.

David de Gea është objektivi kryesor i Real Madridit për portën për sezonin e ardhshëm, pasi Los Blancos nuk janë të sigurt me Keylor Navas, që vazhdon të kritikohet pas atij goli që pësoi në Ligën e Kampionëve nga Juventusi.

Manchester United, duke e ditur se mund ta humbasë De Gean, është duke tentuar të bëjë marrëveshje që do t’i shkonte për shtati edhe atyre.

“Don Balon” raporton se “Djajtë e Kuq” janë duke shikuar mundësinë që të shkëmbejnë De Gean me Iscon, ky i fundit është duke menduar seriozisht largimin nga “Santiago Bernabeu”.
Isco ishte titullar në fitoren 2-1 të Real Madridit kundër Malagas, ku edhe shënoi gol – por nuk është i lumtur me minutat që ka në dispozicion, sidomos në ndeshje të rëndësishme, andaj edhe mund të largohet gjatë verës.

Për Iscon është duke u interesuar edhe Manchester City, por meqenëse Reali e do që një kohë De Gean, United beson se do ta bindë Realin që t’i shkëmbejnë lojtarët.

Comments