Merkel bën thirrje për ndalimin e burkas në Gjermani


Angela Merkel ka bërë thirrje për ndalimin e burkas në Gjermani dhe ka thënë se kriza e refugjatëve “nuk duhet të përsëritet”, gjatë fjalimit të saj për t’i bindur anëtarët e partisë së saj për një mandat të ri në postin e Kancelares.
Duke iu drejtuar partisë së saj konservatore “Unioni Demokratik Kristian” (CDU), Merkel tha se do të mbështesë ndalimin mbarëkombëtar të burkas islamike që mbulon edhe fytyrën, raporton The Independent, transmeton Koha.net.
“Burkat duhet të ndalohen, kudo që është e mundur ligjërisht”, u tha ajo delegatëve.