Humb jetën 17 vjeçarja në Itali, por shpëton nga vdekja 7 persona të tjerë

120

Moebel THEMA

auto_carola-iacchini-non-ce-l-ha-fatta-584522cc6fd632-550x3621481029823

Një 17 vjeçare italiane Carola Iacchini ka humbur jetën gjatë qëndrimit të spital, mesditën e të hënës.

Ajo kishte pësuar një atak kardiak gjatë javës së kaluar, por që fatkeqësisht nuk ja doli dot si pasojë e bllokimit të mushkërive nga mpiksja e gjakut.

Familja e vajzës nga Biella në Itali, ndonëse e tronditur nga humbja e saj ka vendosur të bëj një gjest human në ndihmë të njerëzve të tjerë që kanë nevojë. Ata kanë vendosur që disa prej organeve të saj ti dhurohen njerëzve në që kanë nevojë për to në gjithë Italinë.

Kështu, megjithëse Carola ka humbur jetën, ajo ka shpëtuar jetën e shtatë personave të tjerë.

Ajo ishte në vitin e fundit të shkollës së mesme dhe sapo kishte filluar punët e para si modele.

Comments