Mijëra euro gjobë për “Revolucionarët e larmë” (VIDEO)

222
fresco

midle
revolucioni

Disa institucione shtetërore kërkojnë dëmshpërblim prej gjithsej 50 mijë eurosh nga Revolucioni Shumëngjyrësh, pjesëtarët e së cilit kanë demoluar zyrën e presidentit gjatë protestave dhe kanë dëmtuar fasadat e shumë institucioneve. Katër janë institucionet shtetërore që kërkojnë dëmshpërblim, Kabinetit i presidentit Gjorge Ivanov, Kuvendi, Ministria e Drejtësisë dhe ajo e Kulturës. Kërkesën e tyre këto institucione e kanë dërguar edhe tek Avokati i Shtetit që përkujdeset për pronoren shtetërore. Ja si paraqiten dëmet e deritanishme.

Dëmet e nga Revolucioni Shumëngjyrësh :

Zyra e Presidentit të Shtetit– 522.080 denarë
Kuvendi 1.276.500 denarë
Ministria e Kulturës – 439.240 denarë;
Ministria e Drejtësisë – 345.000 denarë
Si dhe para shtesë prej 229.520 denarëve

Vetë ministri i Drejtësisë, Valdet Xhaferri konfirmoi se është dërguar një kërkesë e tillë deri tek Avokati i Shtetit. Ndërkohë Porta Triumfale dhe DAP të cilat poashtu janë ngjyrosur nga “të larmët”, deri më tani nuk kanë kërkuar dëmshpërblim në kundërvlerë parash. Revolucioni Shumëngjyrësh për rreth 6 muajsh ka protestuar nëpër rrugët e Shkupit, por dëmet më të mëdha janë shkaktuar në netët e para kur u demolua tërësisht zyra e presidentit Ivanov, ndërsa ngjyrosja e fasadave të institucioneve shtetërore ka vazhduar gjatë gjithë kohës. Nëse kjo kërkesë do të aprovohet nga ana e prokurorisë publike, atëherë Revolucioni Shumëngjyrësh do të duhet që shtetit t’i paguaj një dëm prej 50 mijë eurove./alsat-m

Comments