Milani transferon një sulmues të madh në San Siro

224

 

Milani është në kërkim të një sulmues të klasit të lartë, ku e ka identifikuar Harry Kanen.

Skuadra italiane është shitur nga Berlusconi në këtë vit tek grupi kinez, ku tifozët rosonerë mbajnë shpresë që skuadra e tyre të rikthehet në garat evropiane.

Gurpi kinez është duke negociuar me Tottenhamin për transferimin e sulmuesit anglez që sezonin e kaluar shënoi 28 gola për skuadrën londineze, përcjellë ORAinfo nga Goal.com.

Anglezët i kanë treguar çmimin e Kanes, ku nëse dëshirojnë që ta kenë në skuadër duhet të paguajnë plotë 90 milionë euro për të.

Kinezët kanë premtuar që do të ketë transferime gjigante pasi ta marrin klubin në pronësi të tyre pasi Berlusconi ende ka aksione deri në vitin tjetër./ORAinfo/

 

Comments