Në fshatin Trubarevë është gjetur trupi i një gruaje të panjohur të moshës 50 deri në 55 vjet.

Policia sot kumtoi se trupi është gjetur dje në orën 14:40 dhe se nga ana e mjekut të Ndihmës së Shpejtë është konstatuar vdekja.

Me urdhër të prokurorit publik do të bëhet edhe obduksioni.

Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB- Shkup.