Ministri Lutfiu premton shkollë për Idrizovën

129

Moebel THEMA

Ministri Lutfiu premton shkollë për Idrizovën

Ministri i i Arsimit Pishtar Lutfiu u ka dhënë shpresë banorëve shqiptarë të Idrizovës për ndërtimin shkollës fillore në këtë fshat. Lutfiu tha se gjatë takimit që kishte realizuar me disa nga banorët e këtij fshati, kishte kërkuar nga këta të fundit që dorëzojnë në ministri dokumentacionin e duhur për të nisur procedurat për ndërtimin e shkollës. Ai u zotua se do të shfrytëzoj maksimalisht pozitën që ka për të zgjidhur këtë problem të nxënësve shqiptarë.

“Sipas asaj që më informuan banorët kryetari i komunës ka dhënë njëfarë leje për punën e objektit. Ramë dakord që të kompletojnë dokumentacionin e nevojshëm që duhet, ta sjellin në ministri dhe sigurisht që ne si ministri do të jemi në përkrahje të atij komuniteti që jeton në zonën e Idrizovës. Ne jemi pro ndërtimit, me të gjitha mundësitë që kemi do të mundohemi që t’ju ndihmojmë atyre banorëve aty. Në radhë të parë është shumë e rëndësishme që të kemi dokumentacionin e kompletuar që të nisin procedurat për vitin e ardhshëm”, deklaroi Pishtar Lutfiu, ministër i arsimit.

Por, edhe krahas kësaj deklarate të ministrit Luftiu, banorët e Idrizovës janë skeptik se shkolla për nxënësit shqiptarë mund të ndërtohet. Nga Këshilli i prindërve thonë se Lutfiu kishte kërkuar dokumentacionin të cilin e kishte firmosur që në vitin 2008 ish ministri i Arsimit, Pero Stojanovski, i cili kishte dhënë leje për ndërtimin e e shkollës.

“Ata kanë kërku prej neve njq dokument të cilin Pero Stojanvski kur ka qenë në atë kohë ministër i Arsimit e kishte firmosur që të ndërtohet shkollë në Idrizovë. Atë letër ne do t;ua dërgojmë atyre edhe pse ata e kanë në arkivat e tyre, mund ta gjejnë në arkiv, mirëpo ne do t’ua sigurojmë këtë letër që ta kenë edhe atë si dokument edhe shpresojmë që kjo të jetë si shkak t’ju ndihmojë në punën e tyre”, tha Bajram Bejta, këshilli i prindërve.

Për t’ia lehtësuar edhe më shumë punën ministrit të Arsimit Lutfiu, banorët e Idrizovës kanë gjetur edhe një parcelë private që përshtatet për ndërtimin e këtij objekti shkollor. Nxënësit e këtij fshati nga klasa e gjashtë e deri në të nëntën detyrohen të udhëtojnë deri në 20 kilometra për të ndjekur mësimet shqip në shkollat të ndryshme të Shkupit. Kjo për shkak se pas përfundimit të pestë atyre nuk u lejohet të mësojnë në gjuhën amtare në shkollën fillore “Petar Petroviç Njegosh”./alsat-m

Comments