Misteri/ Ç’donin dy të rinjtë në lokal të armatosur?

284

   

 

Një plagosje ka ndodhur në një lokal para Parlamentit në qendër të Tiranës mesditën e së premtes. Burimet e policisë bëjnë me dije se bëhet fjalë për një vetëplagosje.

Mësohet se dy të rinj me inicialet R.M dhe M.Xh kanë qenë ulur në një lokal para godinës së Parlamentit dhe njëri prej tyre është vetëplagosur me armën që kishin me vete.

Mësohet se arma është shkrepur në mënyrë të pavullnetshme. Burimet thanë se është vetëplagosur në këmbë shtetasi me inicialet R.M 17-vjeç.

Misteri qëndron se ç’donin dy të rinjtë në lokal të armatosur teksa hetimet e policisë pritet t’i japin përgjigje kësaj pyetje. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për të zbardhur rrethanat.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Comments