MPB-ja konfirmon viktimat nga Gostivari, jepen detaje

363

images

Aksidenti i ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit në magjistralen Prishtinë-Ferizaj rreth orës 7.30 minuta më saktësisht në fshatin Llugaxhi ka edhe viktima, prej të cilëve janë edhe nga qyteti i Gostivarit.
Zv.ministri Agim Nuhiu këtë rast, e ka konfirmuar se në aksident ka të vdekur shtetas të Maqedonisë.

“Me datën 03.09.2016, sot në aksidentin e ndodhur në magjistralen Prishtinë Ferizaj pas përplasjes së makinës Pezho 309 me regjistrim Gv-8234-AB dhe një kamioni me regjistrim të Kosovës, jetën e kanë humbur personat: Mexhiti Albert 1979, Mexhiti Haxhere 1978 dhe Mexhiti Humije 1979 që të tre nga Gostivari, tha zv.ministri i MPB-së, Agim Nuhiu.

Ndryshe edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, në një prononcim për mediat e Kosovës, e ka konfirmuar aksidentin duke shtuar se në këtë aksident ka tre të vdekur.

“Sot në orën 7:30 ka ndodhur një aksident trafiku në mes një veture civile dhe një kamioni në magjistralen Prishtinë – Ferizaj, në fshati Llugaxhi. Nga ky aksident ka edhe të vdekur”, tha Ahmeti, duke shtuar se nga aksidenti kanë vdekur tre persona. Dy ferma dhe një mashkull ka vdekur në aksident”, tha ajo.

Comments