MPB për të shtënat në Çair: E qëlluan në këmbë derisa ecte
Sot (14.10.2024) rreth orës 18.10 nga GOB “Sh.N. Ohridski” në SVR Shkup është raportuar se në spital është sjellë i lënduar E.A. (35) nga Shkupi, me një plagë me armë zjarri në këmbë, transmeton Faktiditor.ch
Të plagosurin e ka sjellë vëllai i tij, i cili ka sqaruar se ndërsa E.A. ka qenë duke ecur në rrugën “Hristijan Todorovski-Karposh” në Shkup, kur një person i është afruar dhe e ka qëlluar në këmbë, me gjasë për shkak të marrëdhënieve borxh-besues, njofton MPB. /Faktiditor.ch/