Ndalohet hyrja e kombit me dinarë serb në Kosovë

207

Autoritetet e Kosovës gjatë ditës së sotme nuk kanë lejuar futjen e një furgoni, i cili po barte dinarë serb brenda Kosovës.
Automjeti i blinduar, ishte dërguar nga dega e NBS në Krangujevac, ku ka mbërritur në Jarinjë rreth orës 11:00, transmeton lajmi.net.

Paratë në dinarë ishte dashur t’i merrte me veturë kompania britanike “Henderson”, kjo e cila ka licencë për transportin e parave.

Bazuar në deklarimin e Bankës Kombëtare të Serbisë për Kosovo- online, bartja e parave të cilat ishin në automjet ishte proceduar prej kohësh.

Sipas tyre, ndonëse gjithçka ka qenë e saktë, ata janë kthyer nga pika kufitare në Jarinjë pa asnjë shpjegim. /Lajmi.net/

Comments