Nedellkovski: Ajo nuk është Katica

633

Milenko Nedellkovski, njëri nga kritikuesit më të mëdhenj të Qeverisë Zaev dhe përkrahës i ish kryeministrit, Gruevski ka hedhur dyshimet rreth pamjeve ku Katica Janeva e shoqëruar nga policët shfaqet e maskuar.

Sipas tij, dikush tjetër fshihet pas atij maskimi.

“Ajo nuk është Katica! Edhe një gënjeshtër nga Zaevi, e përpunuar me ndihmën e Renata Deskovskës, Jovevskit, Ruskoskës dhe Rahiçit. Sa shumë njerëz kanë hyrë e kanë dalir nga paraburgimi, askush nuk fshihej si “ninxha breshka”. Ajo nuk është Katica. Gënjejnë ” – ka shkruar Milenko Nedellkovski, përcjell in7.

Comments