Nesër ora e parë e mësimit në shkollat e Prishtinës do të jetë sensibilizuese kundër dhunës në baza gjinore

114

Drejtoresha e Arsimit në Komunë e Prishtinës, Jehona Lushaku Sadriu ka marrë vendim që nesër në të gjitha shkollat e kryeqytetit, ora e parë e mësimit të jetë sensibilizuese kundër dhunës në baza gjinore.

Në vendimin e lëshuar thuhet se kjo vjen pas rasteve të fundit të vrasjeve të grave në Kosova.

“Kjo orë mësimore do t’i shërbejë sensibilizimit të nxënësve në frymën e respektimit të rolit të vajzave dhe grave në familje e shoqëri, si dhe parandalimin dhe ndaljen e dhunës ndaj tyre”, thuhet në njoftim.

Comments