Noteri që ndihmon popullatën e Hasanbegut-Foto

823


Tragjedia e vërshimeve i ka edhe protagonistët e vet.Janë qytetarët atje që tregojnë më së miri variantet e tyre se kush në fakt ndihmoi përfshirë shoqata dhe organizata të ndryshme, vetë institucionet  , por edhe përfaqësues të tjerë dhe individë që kanë dhënë ndihmesën pa kursyer asgjë – raporton Faktiditor .Qoftë edhe një ndihë e cfarëdo lloji është lehtësuese në këto momente të vështira ku banorët u përballen jo vetëm me një katastrofë natyrore, por edhe me vështirësi finansiare , ekonomike dhe probleme të shumta të natyrave tjera.
Banorët e Hasanbegut në vazhdimësi kanë treguar në detaje për neglizhencën e atyre që nuk kanë dhënë aq sa duhet në këtë tragjedi, por njëkohësisht ata kanë përshendetur të gjithë ata që kanë ndihmuar në forma të ndryshme atë zonë përmbytjesh duke lënë shumë njerëz pa shtëpi banimi, shumë të tjerë që humbën të afërmit e tyre dhe shumë dëme të jashtëzakonshme të tjera.

Një ndër personat që ka ndihmuar tejmase sipas banorëve të Hasanbegut është edhe Xhevat Buçi .Sipas tyre, ai të gjitha këto shërbime sa i përketë cështjes së dokumenteve për noterizim dhe të ngjajshme si dhe shërbime të tjera në interes të qytetarëve i ka bërë të gjitha falas dhe në të njëjtën kohë ai vetë edhe i ka dërguar në institucionet kompetente .Banorët e Hasanbegut kanë shprehur falemenderime në drejtim të tij në këto momente ku kanë nevojë për shumë ndihma nga të gjitha format por edhe për të gjetur persona që u shërbejnë edhe për cështje të ndryshme juridike dhe administrative duke u dhënë ndihmë të pakursyer dhe informacione shtesë se ku ata duhet të orientohen ./Faktiditor/.

Comments