O’Brien u bënë thirrje vendeve të BP: Bëni reforma që të lëvizni më lirshëm drejtë BE-së
Sot në Shkup po mbahet takimi i liderëve nga rajoni kushtuar Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, të miratuar nga Komisioni Evropian.
Në këtë takim po merr pjesë edhe James O’Brien, Ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA-së për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike.
Ai ka thënë se nëse vendet e Ballkanit Perëndimor, bëjnë reforma te caktuara atëherë njerëzit këtu do të lëvizin më lirshëm drejt BE-së, duke përfshirë këtu edhe kapitalin.
“Nëse bëni reforma të caktuara atëherë njerëzit tuaj lëvizin me lirshëm drejt BE-së, duke përfshirë këtu edhe kapitalin. Kemi përfaqësuesit e gjashtë vendeve. Do të zhvillojmë dy ide: idetë praktike për të ecur përpara dhe strategjitë”, tha O’Brien. /Lajmi.net/


Comments are closed.