
Behgjet Pacolli ka deklaruar se ndarja ose shkembimi i territoreve janë propagandë e kundërshtarëve të Kosovës.
Pacolli ka thënë se dialogu për normalizimin e raporteve me Serbinë ska alternative, dhe se synim u Kosovës është njohja reciproke dhe rruga integruese drejt Bashkimit Evropian.

“Dialogu për normalizimin e raporteve me Serbinë ska alternativë. Njohja reciproke dhe rruga integruese drejt BE-së është synimi ynë. Ndarja ose shkembimi i territoreve janë propagandē e kundërshtarëve të Kosovës”, ka shkruar Pacolli.
Ndryshe, para pak minutash ka përfunduar takimi ndaras i Presidentit Hashim Thaçi dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq me përfaqësuesen e Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini. /Lajmi.net/