PDK: E papranueshme mënyra se si trajtohet kërkesa e Vuçiq, pastërtia e luftës së UÇK-së është dëshmuar

256

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka deklaruar së fundi se “Ne i kemi arkivat e shtetit tonë, të cilat përfshijnë edhe ato gjatë luftës dhe të gjitha dëshmitë dhe materialet që janë të UÇK-së”.

Pas kësaj deklarate dhe zhvillimeve të fundit që kanë të bëjnë me “arkivat e UÇK-së”, është deklaruar shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri.

Ai theksoi se është e pabesueshme që diskursi i zhvilluar në Beograd në raport me luftën e UÇK-së dhe një diskurs që çon drejt akuzave që kanë drejtuar në vazhdimësi ndaj krerëve të ish-UÇK dhe UÇK së që ka pasur një luftë të pastër çlirimtare, pra ky diskurs po zhvendoset nga Beogradi në Bruksel dhe nga takimet e Brukselit po vjen në Prishtinë nga kryeministri dhe zv/kryeministri.

“Është e papranueshme së pari nga mënyra se si e trajtojnë një kërkesë e Vuçiq pra të trajtohet një kërkesë me kaq lehtësi nga zyrtarët e lartë të kësaj mazhorance është e papranueshme.Ne s’kemi asgjë për të fshehur e dini se kanë kaluar mbi 6 procese gjyqësore e ku çdoku është dëshmuar lufta e pastër e UÇK-së. Por edhe një herë të kthehet diskursi i Serbisë në Kosovë nga drejtuesit institucional, ku do të hapen debate me diskurs të rrezikshëm për historinë tonë besoj se është e papranueshme.Më duket ende e pabesueshme një deklaratë e tillë e kryeministrit të Kosovës që vjen nga ajo që është diskutuar dje në Beograd, sot në Prishtinë”, tha Tahiri, shkruan lajmi.net.

Deputeti nga radhët e PDK-së tha gjithashtu se duhet të jemi bashkë për të mbrojtur luftën pasi nga ajo luftë jemi çliruar dhe sot e kemi shtetin tonë.

“Duhet të jemi bashkë dhe të mbrojmë luftën tonë pasi nga ajo luftë jemi çliruar dhe nga ajo e kemi shtetin tonë, kemi pas intervenime nga Bashkësia Ndërkombëtare për shkak të regjimit serb e dy dekada mbrapa të vie një debat i tillë jo që është i dëmshëm, por tendenca e Serbisë dhe zyrtarëve serb është të barazohen krimet e tyre që kanë kryer në Kosovë me lajme të rreme që prodhojnë për luftën e UÇK-së.Ka me na nxjerr si njerëz kinse paskemi kryer krime ndaj civilëve jo shqiptarë, pra është e papranueshme pasi në shumë procese gjyqësore është dëshmuar pastërtia e UÇK-së, e pavarësisht kush është në Qeveri duhet ti mbrojë këto vlera, pasi sa të jemi gjallë do të shohim përpjekje të serbëve për të përlyer këtë luftë të pastër.Qeveria e Kosovës sinqerisht s’po mundem të besoj ende se sot kryeministri jonë flet me një gjuhë të tillë për arkivat tona. Pajtohemi që s’kemi asgjë për të fshehur, por nuk lejojmë të biem në diskursin e serbëve se si flasin për luftën e UÇK-së”, theksoi ai./Lajmi.net/

Comments